Me hyrjen apo edhe regjistrimin tuaj në platformën online të shitjeve të Supplement Albania (supplementalbania.com), ju pranoni dhe dakordësoheni me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi ato mund të përditësohen periodikisht.
Termat & Kushtet
Përditësuar më 12 shkurt 2022
Çdo e dhënë e juaja e vendosur në llogarinë tuaj në platformën e shitjeve supplementalbania.com është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë) dhe me dakordësimin tuaj.
Platformës së shitjeve online Supplement Albania i lind e drejta të pranojë apo edhe të refuzojë (në raste të veçanta) porosinë tuaj. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni nëpërmjet adresës zyrtare elektronike ([email protected]) ose me anë të një telefonate, bazuar në të dhënat e vendosura në porosinë e kryer.
Platforma e shitjeve online Supplement Albania u mundëson çdo individi të krijojë llogarinë personale në platformë. Ju mund të porosisni produkte edhe pa qenë nevoja e regjistrimit më parë.
Supplement Albania bashkëpunon edhe me palë të treta për shërbimin e transportit të porosive. Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit të transportit janë të publikuara në faqe, por i merrni edhe në momentin e marrjes së porosisë në dorëzim.
Duke qenë se platforma e shitjeve online Supplement Albania ofron shërbim transporti me palë të treta, si rrjedhojë gjurmimi i porosisë do të kryhet nëpërmjet sistemit të menaxhimit të postës kurier. Gjithashtu suporti i platformës do t`ju informojë në kohë reale për vendodhjen e porosisë tuaj.
Supplement Albania ofron mundësinë e kthimit dhe ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e kthimit apo ndërrimit të porosisë.
Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 (0) 67 461 9350 ose në adresën elektronike [email protected]