Ronnie Coleman – A ishte ai më i miri ?

Kur  flasim për kampionët e Mr. Olympia gjithçka ka të bëjë me “Arin dhe Shkëlqimin ” . Ata janë më të mirët e më të mirëve që mbretëruan suprem gjatë epokave të tyre. Por  vetëm njëri prej tyre e ka nofkën ” Mbreti ” , dhe kjo i përshtatet atij më së miri.

Jetëgjatësia është emri i lojës në këtë sport. Ju nuk doni të jeni një hit i momentit që flakëron për një shfaqje ose dy dhe pastaj të mbytet në anonimitet . Gjithkush dëshiron të sundojë botën për aq kohë sa të kenë mundësi . Pra, nuk është çudi që gjatë 50 viteteve të ekzistencës së saj, Olympia Sandows ka kurorëzuar vetëm 13 njerëz . Kjo e forcoi idenë që , në qoftë se ju kapni majat në Bodybuilding një herë , atëherë ia vlen që ta provoni për të dytën herë , tretën  edhe tetën herë.

Kampioni i parë afatgjatë ishte Arnoldi. Sharmet e tij ishin aq të fuqishme sa muskujt e tij dhe këtë e tregoi në skenë – aty ku kishte më shumë rëndësi! Pas mungesës së tij titulli Sandows kaloi nëpër duar të disa njerëzve të ndryshëm. Dhe më pas erdhi Lee Haney. Një zotëri si ai nuk u gjet më në Bodybuilding me trupin e tij frikësuese por me linja klasike dhe me një masë të jashtëzakonshme. Ai e theu monotonomin, dhe  vendosi rekordin e 8-të Mr.Olympia rresht në të cilat ai ishte i pamposhtur dhe asnjëherë,asnjeri nuk dyshoi në fitoret e tij.

 Yates ishte njeriu që erdhi pas Lee. Ai siguroi 6 fitore radhazi në fazën Olimpia . I njohur si njeriu që çoi  Bodybuildingun në një epokë tjetër , Dorian kishte masën , si dhe një prehrje të jashtëzakonshme në skenë.Pastaj erdhi djali nga Teksasi që hante Piza dhe filloi palestrën pa asnjë ëndërr Bodybuildingu . Ronnie Coleman nuk ka qenë gjithmonë gjigandi i tmerrshëm që ne të gjithë e njohim . Ai ishte në fakt vetëm një djalë i cili ra dakord për të konkurruar për shkak se Metroflex i ofroi atij anëtarësim falas në palestër. Kush e di , ndoshta po të kishte më shumë palestra që ofrojnë anëtarësime falas ne mund të kishim më shumë bodybuilders të klasit botëror?

Duke lënë shakatë mënjanë , Ronnie ishte një talent i vonë. Sigurisht, ai ishte një atlet i mirë në nivel kombëtar dhe ishte e qartë se ai mund të kishte një karrierë si një profesionist, por askush nuk ka menduar se ai do të ishte Bodybuilderi më i madh i të gjitha kohërave . Edhe në qoftë se dikush do tia kishte thënë atij,ai vetë nuk do ta kishte besuar. Megjithatë, ai ia arriti kësaj por ishte një rrugë shumë e vështirë ! Ai ishte i vetmi Mr.Olympia që u klasifikua  i fundit në garimin e tij të parë në Olimpia. Gjyqtarët e klasifkuan atë aq ulët sa ai nuk pati fare mundësinë që të krahasohej me konkuruesit e tjerë.

 Ai shpërtheu në vitin 1998. Ai ra në gjunjë dhe nuk iu besonte se ia kishte arritur . Në fakt , as Flex Wheeler-it i cili u rendit i dyti nuk i besohej! Kur Yates u tërhoq të gjithë e dinin se një kampion i ri do të kurorëzohej , por askush nuk mendonte se do të ishte Ronnie. Mbretërimi i tij ishte po aq i gajtë sa i Haney -së , por me një diferenë thelbësore. Ai kishte përballë konkurrentët më të fortë dhe vështirë të të gjitah kohrave . Të tillë si Levrone , Wheeler , Ray, Ruhl etj.

Gjë që e bën atë më të madh in e të gjitha kohërave është trupi i tij ( çfarë tjetër ? ) . Trupi i tij mund të jetë ende  një fitues edhe pasi ai konkuroi kundër tërë bodybuilders moderne të kohës . The Big Nasty kurrë nuk hoqi dorë , dhe kjo është arsyeja pse ai është mbreti .

Deri herën tjetër ,

Luka Kuhar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kategoritë