Superior Iso-Pro Zero

9.000L

SUPERIOR ISO-PRO ZERO.

PROTEIN ME ABSORBIM TË SHPEJTË.

Produktet ushqimore me përmbajtje të lartë proteinash janë menduar që të suportojnë konsumin e energjisë gjatë aktivitetit intensiv fizik, sidomos tek sportistët.

Proteinat kontribuojnë në rritjen dhe mirëmbajtjen e masës muskulare si dhe në mirëmbajtjen e kockave.*

Proteina Whey përmban një përzierje të saktë proteinash të formuluara për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për rritjen muskulare.*

Kjo formulë përmban protein whey të izoluar që tretet shumë shpejt për t’ju  furnizuar ju me proteinë pas një stërvitje të lodhshme. Kjo formulë përmban edhe aminoacide që janë blloqet ndërtuese të proteinave.

Whey Protein Isolate në 90 % te masës së tyre janë protein e pastër. Ato janë forma më e pastër dhe më bioekuivalente e proteinës whey që ekziston.

Proteina Whey është e pasuruar me zinxhirët e degëzuar të aminoacideve esenciale (BCAA) dhe me L-Glutamin që është aminoacidi i lirë që gjendet në sasinë më të madhe në gjakun e njeriut.

*Ky informacion është provuar shkencërisht nga Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimeve (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Europian (EC).

Gjithashtu proteina whey është e pasuruar me aminoacide esenciale. Aminoacidet esenciale (EAA) janë të rëndësishëm për trupin dhe muskujt e njeriut. Duke qenë se ato nuk mund të sintetizohen nga trupi i njeriut ato duhen marrë nëpërmjet një diete të pasur.

Pastro

Additional information

Shije

Chocolate-Coconut, Swiss Coffe, Vanilla Banana, White Chocolate-Strawberry

Informacione

Të dhëna Vlera
Pesha 2.516 kg
Përmasat 1 x 1 x 1 cm

Udhëzime

Si një suplement dietik merrni 1 lugë në ditë,në ditët që ushtroheni konsumojeni direkt pas stërvitjes. Në ditët që nuk ushtroheni merrni një lugë sapo të zgjoheni. Për të pasur një rezultat maksimal konsumoni 2 lugë në ditë, një ose dy orë përpara stërvitjes dhe një tjeter direkt pas stërvitjes. Përzieni një lugë (scoop): 30 gr të Iso Whey Protein me 300 ml ujë të ftohtë ose qumësht për të përgatitur proteinën tuaj të shijshme.

Paralajmërime

Ky produkt nuk mund të përdoret për të diagnostikuar, trajtuar, kuruar ose parandaluar asnjë sëmundje. Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar. Konsultohuni me trajnerin ose doktorin përpara përdorimit. Nuk rekomandohet për persona që përdorin medikamente në mënyrë kronike.

MBAJENI KËTË PRODUKT LARG NGA FËMIJËT. RUAJENI NË NJË VEND TE FRESKËT DHE TË THATË.

Faktori alergjik

PËRMBAN QUMËSHT DHE SOJ (LECITIN)

SHIKO AMBALLAZHIN PËR INFORMACION MBI PRODUKTIN DHE FAKTE PLOTËSUESE.

Kushtet e ruajtjes

Të ruhet në një vend me temperaturë midis 5-30 ° C ( 41-86 ° F) . Mbani larg nga të nxehtit e drejtpërdrejtë, lagështia dhe rrezet e diellit.

Vlerat ushqyese

Të dhënat e produktit Për 100g Për Dozë (30g)** R.I*
Energjia 1618 kJ/ 382 kcal 485 kJ/ 115 kcal 6%
Yndyra 1g 0g 0%
nga të cilat të Ngopura 0,8g 0g 0%
Karbohidrate 1,6 g 0g 0%
nga të cilat Sheqer 1,5 g 0g 0%
Proteina 84g 25g 50%
Kripa 2.7g 0,8g 13%
*RD: Referenca e dozës për një të rritur (8400 kJ/2000 kcal).

 

Profili i Amino Acideve Esenciale
(Amino acide për 100 g protein)
AAEt: Amino Acide Esenciale
L-Isoleucine (BCAA) 4 915 mg
L-Leucine (BCAA) 10 341 mg
L-Valine (BCAA) 5 829 mg
L-Lysine 8 909 mg
L-Methionine 2 011 mg
L-Phenilalanine 3 529 mg
L-Threonine 6 985 mg
L-Tryptophan 1 388 mg
AAJt: Amino Acide Jo-Esenciale
L-Alanine 4 915 mg
L-Arginine 2 998 mg
L-Aspartic acid 10 651 mg
L-Cystine 2 421 mg
L-Glutamine 16 718 mg
L-Glycine 2 408 mg
L-Histidine 1 859 mg
L-Proline 5 477 mg
L-Serine 5 505 mg
L-Tyrosine 3 142 mg
**Këto të dhëna janë provuar shkencërisht nga European Food Safety Authority (EFSA) dhe janë autorizuar nga European Commission (EC).

Kategoritë