Maxmass 3xl – 6000 G

6.000L

MaxMass 3XL është një burim energjie i përqëndruar, që përmban setin e perzgjedhur të karbohidrateve dhe proteinave të shëndetshme me bazë shtazore – kombinimi perfekt për ndërtimin efektiv të muskujve. Produkti përfshin një kombinim të të gjitha fraksioneve të peptideve kyçe të proteines së hirrës në tre forma: të izoluar, përqëndruar dhe hidrolizuar. Studimet kanë treguar se proteinat ndihmojnë në rritjen dhe mbajtjen e masës muskulare

Pastro
SKU: N/A Kategoria:

Shijet: Çokollatë, Luleshtrydhe, Vanilje

Informacion shtesë

Shije

Chocolate, Strawberry, Vanilla

Përshkrimi

  • Një Përzierje Unike e Karbohidrateve dhe Proteinave të Plota
  • Burim i një Energjie të Përqëndruar
  • Produkti Është i Pasuruar me Kreatinë Monohidrate Dhe Taurinë

 

Përshkrimi:

MaxMass 3XL është një burim energjie i përqëndruar, që përmban setin e perzgjedhur  të karbohidrateve dhe proteinave të shëndetshme me bazë shtazore – kombinimi perfekt për ndërtimin efektiv të muskujve. Produkti përfshin një kombinim të të gjitha fraksioneve të peptideve kyçe të proteines së hirrës  në tre forma: të  izoluar, përqëndruar dhe hidrolizuar. Studimet kanë treguar se proteinat ndihmojnë në rritjen dhe mbajtjen e masës muskulare.

Karbohidratet janë burimi i parë i energjisë për muskujt që ushtrohen dhe duhet të zëvëndesohen në mënyrë që trupi të mos përdor proteinat si burim energjie. Karbohidratet e thjeshta sigurohen në formën më të pastër dhe të përthithshme siç është dekstroza.

Duke i siguruar trupit këto elemente pas stërvitjes ju arrini një zëvendësim të shpejtë dhe domethënës të depove të glikogjenit dhe ndihmoni në mbajtjen e një niveli energjitik te dëshiruar , duke mbrojtur trupin tuaj nga proçesi katabolik.

Produkti përfshin kreatinën monohidrate që lejon një rimbushje konstante te rezervave të fosfokreatinës , e cila është një substancë e domosdoshme për risintetizimin e ATP-së. ATP-ja është një burim energjie që mund të përdoret në mënyrë të menjëhershme nga qelizat në rastet kur nevojat janë të rritura. Rruga e sintezës së saj nga fosfo-agjentët, një nga të cilat është dhe fosfokreatina ka një rëndësi të madhe në sportet që kërkojnë forcë dhe shpejtësi.

Taurina ruan jo vetëm proteinat nga katabolizimi, por ka dhe efekt anabolik. Duke e furnizuar trupin tuaj me këto aminoacide të vlefshme sëbashku me karbohidratet e thjeshta , ju i krijoni mundësi taurinës që të transportohet në mënyrën më të mirë në qelizën muskulare. Në mënyrë domethënëse kjo përbërje zgjat aktivitetin dhe bën të mundur që energjia të qëndrojë në një nivel të përshtashëm gjatë gjithë kohës stërvitore.

Duke përdorur MaxMass 3XL ju siguroheni që muskujt tuaj kurrë nuk do të  vuajnë për energji dhe do të nxiten për rritje të masës dhe rigjenerim. Duke i ushqyer  muskujt tuaj me energji dhe tullat bazë të ndërtimit do të arrini rezultate spektakulare në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe një forcë të pakrahasueshme!

Kush janë grupet që rekomandohet?

Produkti rekomadohet përgjithësisht për meshkuj që kanë vështirësi në rritjen e peshës trupore, veçanërisht të masës muskulare. Gjithashtu rekomadohet edhe për sportistë që ushtrohen me intensitet të lartë dhe për persona që shijojnë sportet rekreative. Produkti ndihmon në plotesimin e dietës ushqimore me energji të përqëndruar

Përbërësit

Maltodekstrinë, Glukozë, 9% Përzierje Proteinash (Koncentrat Proteine të Hirrës(nga qumështi), Protein e Izoluar Hirre (nga qumështi), Proteine e Hidrolizuar Hirre (nga qumështi), 2,5% Taurinë, 2,3% Kreatinë Monohidrate, Aromë, Trashës – Gomë Ksantan, Karboksi Metal Celuloze Natriumi, Gomë e Akacias; Rregullues Aciditeti – Acid Citrik, Acid Malik (për të dyja shijet: luleshtrydhe dhe vanilje); Emulsifikator – Lecitin nga soja; Ngjyrues: Karminë (për shijet: luleshtrydhe, qershi, luleshtrydhe –kivi dhe banane-qershi ), E 150c (për shijet: krem biskotë, tiramisu, toffee, çokollatë, kafe e ftohte, kafe, kapuçino dhe lajthi ), Riboflavinë, E 133 (për shijet me stika).

Vlerat ushqyese

Të dhënat për doze
Per porcion 100 g Per  porcion 200 g
Energjia 1594 kJ / 379 kcal 3187 kJ / 759 kcal
Yndyrna 0,5 g
0,5 g
1 g
1 g
Karbohidrate 85 g
49 g
170 g
98 g
Fibra  0 g 0 g
Proteina 12 g 24 g
Kripë 0,25 g 0,5 g
Kreatine Monohidrate 2270 mg 4540 mg
Taurinë 2500 mg 5000 mg

Main Menu