Gold-Omega 3 Sport Edition

2.500L

SKA GJËNDJE

Është dieta juaj e pasur aq sa duhet me acide yndyrore Omega3? Nëse jo, atëherë ndryshojeni atë! Acidet yndyrore Omega 3, të cilat futen në grupin acideve yndyrore të pangopura , janë jashtëzakonisht të çmuara për funksionimin e organizmit dhe nuk mund të sintetizohen prej tij. E vetmja mënyrë për të pasuruar dietën tuaj me Omega 3 është duke përdorur suplemente me cilësi të lartë. Për këtë qëllim specialistët e kompanisë farmaceutike të Olimp Laboratories kanë krijuar Gold Omega Sport Edition,në laboratorët e tyre modern. Suplementi përmban vaj peshku të ujrave të ftohta të përqëndruar dhe të një cilësie të lartë, që siguron 65% Omega 3, duke përfshirë EPA dhe DHA që kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.

  • Një furnizim i shpejtë i dietës tuaj me acide yndyrore Omega 3 të cilësisë së lartë
  • Sasi të larta të EPA dhe DHA
  • Përmbajtja e vitaminave ndihmon në mbrojtjen e qelizës nga stresi oksidativ

Sasia: 120 Kapsula Xhelatinoze

Përshkrimi

Produkti më i shitur i brendit Olimp Sport Nutrition, që rekomndohet për sportistë profesionistë por edhe ato amatorë është pasuruar me vitaminë E. Secili prej elementëve është testuar për metalet e rënda dhe vetëm përbërës me cilësi të lartë janë përdorur në proçesin e prodhimit, gjë që tregon për cilësinë e lartë dhe sigurinë gjatë përdorimit të Gold Omega 3 Sport Edition.
Ky suplement nuk duhet të konsiderohet si një zëvendësues i një diete të balancuar ushqimore. Suplementet janë vetëm një shtesë që bëjnë të mundur plotësimin e nevojave ditore me përbërësit që iu nevojiten organizmit tuaj. Rekomandohet të ndiqni një dietë të balancuar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

Kur merrni Gold Omega 3 Sport Nutrition ju përfitoni këto benefite:

• Furnizim të shpejtë me acide yndyrore Omega 3 të cilësisë së lartë
• Sasi të larta të EPA dhe DHA
• Përmbajta e vitaminës E ndihmon në mbrojtjen e qelizës nga stresi oksidativ
• Funksionimin normal të zemrës *, të trurit * * dhe të shikimit * *.
• Një rrugë e thjeshtë dhe e përshtatshme duke përdorur kapsulat lehtësisht të përtypshme.

*efekti i dëshiruar arrihet kur përdoren 250 mg EPA dhe DHA në ditë
* *efekti i dëshiruar arrihet kur përdoren 250 mg DHA në ditë.

Përbërësit

Vaj Peshku i Përqëndruar (burim i acidit omega-3), D-Alfa-Tocoferol – vit. E, Kapsulë Xhelatinoze, Glicerol, Ujë.

Vlera ushqyese

Vlera ushqyese
1 kapsule
Yndyra (Vaj Peshku): 1000 mg
Nga të cilat:
Acid Eikosapentanoik 33% EPA 330 mg
Acid Dokosahekzanoik  22% DHA 220 mg
Acide Yndyrore Omega 3 të tjera 10% 100 mg
Vitamin E 12 mg (100%*)

*Referenca e Vlerave Yshqyese

Rekomandime përdorimi

Rekomandohet të përdoret 1 kapsulë në ditë. Produkti përdoret si suplement ushqimor për të rriturit. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të shumllojshme dhe të balancuar. Duhet ndjekur një mënyrë jetese e shëndetshme. Ruajeni në vende të pa-arritshme nga fëmijët.

Main Menu