Euro Vita-mins
1.500L
Kompleks Esencial Vitaminash dhe Mineralesh
Formula EURO VITA-MINS përmban 23 vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme në doza të konsiderueshme. Ndër vitaminat esenciale, vitamina C kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe nervor dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë. Vitamina B2 kontribuon në ruajtjen e shikimit normal dhe të qelizave të kuqe të gjakut. Nga mineralet e rëndësishme, zinku kontribuon në fertilitetin normal, në riprodhim dhe në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit, si dhe në metabolizimin normal të makronutrientëve. Seleniumi kontribuon në ruajtjen e flokëve dhe thonjve, së bashku me mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Koenzima Q-10 është një substancë me vitaminë që merr pjesë në rigjenerimin e energjisë qelizore. Organet me kërkesat më të larta të energjisë – të tilla si zemra, mëlçia dhe veshka – kanë përqendrimet më të larta të Koenzimës Q10.
* Këto deklarata janë vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE).
- Delivery & ReturnSupplement Albania, pjesë e Boeki Group, ofron një gamë të gjërë produktesh suplementesh. Duke filluar nga proteinat, multivitaminat, kreatina, humbje peshe shtim peshe dhe të tjera produkte aksesorësh. Produktet janë të një cilësie superiore, origjinalë dhe të pasqyruar të gjitha informacionet e përdorimit dhe faktorët alegjikë.
Kostot e transportit
Për porositë brenda qytetit të Tiranës dhe në çdo qytet të vendit janë FALAS, dërgesat mbërrijnë brenda ditës deri në 24 orë. Për porositë në Kosovë kosto e transportit është 400 lekë, dërgesat mbërrijnë nga 1-3 ditë.Politika e Kthimeve
Supplement Albania ofron mundësinë e kthimit dhe ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e kthimit apo ndërrimit të porosisë.Informacion & Asistencë
Për më shumë pyetje apo informacione shtesë në lidhje me produktet tona, ju ftojmë të na kontaktoni nëpërmjet: Email: info@supplementalbania.com Mobile & WhatsApp: +355 (0) 67 461 9350 - Ask a Question
Euro Vita-mins
1.500LAsk a Question
Informacione
Të dhëna | Vlera |
---|---|
Pesha | 0.3 kg |
Përmasat | 1 x 1 x 1 cm |
Madhësia | 120 Tableta |
Udhëzime
Merrni 4 tableta çdo ditë me vaktet ushqimore. Ose i merrni të 4 tabletat veç e veç, ose merrni 2 në mëngjes dhe 2 në darkë. Përdoreni këtë produkt në lidhje me ushqimin si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, dhe jo si një zëvendësues të saj.
Faktorët alergjik
Prodhuar në një strukturë që përpunon qumësht, sojë, proteina veze, gluten dhe kikirikë!
Paralajmërime
Mbajeni larg fëmijëve! Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Vlerat ushqyese
Doza: 4 Tableta Doza për Shishe: 30 |
|||||
---|---|---|---|---|---|
Sasia për Dozë | RDA%* | Sasia për Dozë | RDA%* | ||
Vitamin A | 800 mcg | 100% | Kalcium | 612 mg | 77% |
Vitamin B1 | 3.3 mg | 300% | Krom | 24 mcg | 60% |
Vitamin B2 | 4.8 mg | 343% | Bakër | 1.8 mg | 180% |
Vitamin B3 | 36 mg | 225% | Iodinë | 73 mcg | 49% |
Vitamin B5 | 9.2 mg | 153% | Hekur | 14 mg | 100% |
Vitamin B6 | 5.4 mg | 386% | Magnes | 300 mg | 80% |
Vitamin B7 (Biotin) | 450 mcg | 900% | Manganes | 1.5 mg | 75% |
Vitamin B12 | 3 mcg | 120% | Fosfor | 743 mg | 106% |
Vitamin C | 250 mg | 312.5% | Potas | 340 mg | 17% |
Vitamin D3 | 10 mcg | 200% | Selenium | 83 mcg | 151% |
Vitamin E | 15 mg | 125% | Zink | 7.5 mg | 75% |
Folic Acid | 200 mcg | 100% | Koenzimë Q10 | 10 mg | – |
*RDA%: Përqindja e dozë ditore të lejuar. RDA nuk është e përcaktuar në EU. |
Related Products
Arrini potencialin tuaj të plotë me vitamina dhe minerale thelbësore!
• Më shumë se 75 përbërës aktiv
• 1000 mg aminoacide të formës së lirë
• 275 + mg kompleks vitaminash B
• Tabletat që gëlltiten lehtë
Opti-Men ju siguron
• Vitaminë D 1,500 IU
• Tabletat që gëlltiten lehtë
• Më shumë se 75 përbërës aktiv
• Vitamina dhe minerale në doza të larta
• 275+ mg Kompleks Vitaminash B
• 1000 mg Aminoacide kryesore të Formës së Lirë
Out of stock
- Porcioni: 1 Kapsulë
- 1000 IU (25 mcg) për racion
- 30 Porcione për Paketim
- Madhësia e Kapsulës: 3
Anti-Oksidant
400 NJËSI NDËRKOMBËTARE
Studimet shkencore kanë zbuluar se stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira mund të përfshihet në plakjen e parakohshme të qelizave. Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ *.
* Kjo deklaratë është vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE).
Pija Flexit GOLD dhe Xhel Flexit GOLD përfaqësojnë dy produkte të klasit të parë për kujdesin e nyjeve për jetë aktive.
- Sasia 400 gram
Perfect skin hydro-complex është një përbërje e lëndëve ushqyese aktive si kolagjeni, i cili ndihmon në mbajtjen e elasticitetit dhe freskisë së lëkurës dhe acidit hialuronik që ndihmon lëkurën të duket e shëndetshme. Ky suplement gjithashtu përmban edhe ekstrakte të farës së rrushit dhe çajit jeshil, të cilët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Gjithashtu produkti është i pasururar me vitamina dhe minerale si zinku dhe seleniumi, të cilët mbajnë flokët dhe thonjtë të shëndetshëm.
- Ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër stresit oksidativ (vitaminë C dhe zink)
- Shije e shijshme (limonatë qitro)
- Mbështetje në funksionimin e duhur të muskujve (vitamina D) dhe në uljen e lodhjes (vitamina C)
- Sasia 210 gr
OMEGA 3 PLUS SOFTGEL CAPS janë të destinuara për:
- Marrjen e përditshme
- Përmirësimin e cilësisë së jetës
- Përmirësimi i funksioneve të zemrës dhe trurit
- Rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve
- 120 kapsula
Enzima digjestive për individ intolerant ndaj laktozës
Laktasi (ß-Galaktosidaza) është një enzimë që ndihmon në tretjen e ushqimit duke e shpërbërë laktozën e qumështit dhe nën-produkteve të qumështit në sheqerna të parrezikshëm dhe të thjeshtë, si glukozë dhe galaktozë. Njerëzit që nuk e kanë këtë enzimë nuk janë në gjendje ta shfrytëzojnë plotësisht laktozën dhe kjo mund të çojë në simptoma të pakëndshme. LACTASE është një suplement ideal për ata që dëshirojnë të përfitojnë nga proteinat e hirrës, kazeinës, kazeinatit ose proteinave të tjera me prejardhje nga qumështi, por që janë të papërshtatshme nga intoleranca e laktozës. Përgjithësisht 2500 njësi FCC janë të nevojshme për tretjen e 10-13 gram laktoze (zakonisht koncentratet e proteinave të hirrës përmbajnë 5-6% lakton). Për konsumatorët shumë të ndjeshëm ndaj laktozës, të cilët kanë nevojë për konvertim 100%, rekomandohet 10 000 njësi FCC për vakt. 2 nga kapsulat tona sigurojnë këtë sasi të enzimës!
* Kjo deklaratë është vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE).
200 mcg krom për dozë
PËR NIVELET NORMALE TË GLUKOZËS NË GJAK
Kromi, një mineral esencial, kontribuon në metabolizimin normal makronutrient dhe në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.
* Këto deklarata janë vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE)
Zink, magnez dhe vitaminë B6
ZMB6 është një kombinim thelbësor vitamin / minerale që siguron zink, magnez dhe vitaminë B6. Zinku dhe magnezi kontribuojnë në sintezën normale të proteinave, në ruajtjen e eshtrave normale dhe luajnë një rol në proçesin e ndarjes së qelizave.
Zinku dhe Vitamina B6 kontribuojnë në funksionin normal të sistemit imunitar. * Magnezi dhe Vitamina B6 kontribuojnë në zvogëlimin e lodhjes dhe plogështisë, në metabolizimin normal të energjisë dhe në funksionimin normal psikologjik.
Zinku kontribuon në sintezën normale të ADN-së dhe në metabolizimin noramle të acideve-bazë, në metabolizmin normal të karbohidrateve dhe makronutritëve, në funksionin normal konjitiv, në fertilitetin dhe riprodhimin normal, në metabolizimin normal të acideve yndyrore, në mirëmbajtjen e flokëve, thonjve, në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. *
Magnezi kontribuon në balancimin e elektroliteve, në funksionimin normal të sistemit nervor: neurotransmisionit dhe tkurrjeve të muskujve duke përfshirë muskujt e zemrës dhe ruajtjen e dhëmbëve normalë.
Vitamina B6 kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal. *
* Këto deklarata janë vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE).
Melatonin
Ndihmon në lehtësimin e “plogështisë” dhe rënien në gjumë
0.95 mg
Melatonina është një hormon i prodhuar nga gjëndra pineale gjatë orëve të errësirës. Sipas deklaratave të autorizuara të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, melatonina kontribuon në zbutjen e ndjenjës subjektive të plogështisë dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të fjetur. *
* Këto deklarata janë vërtetuar shkencërisht nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (AESA) dhe i autorizuar nga Komisioni Evropian (KE)
- Formulë me shumë vitamina dhe minerale të nivelit të lartë
- Larmi përbërësish të zgjedhur
- Nuk ka nevojë të merrni shtesa të tjera
- Shtesë ushqimore me vitamina
- Omega 3, lecitinë dhe koenzimë Q10
- Me luteinë dhe ekstrakte të farës së rrushit