Koha më e mirë për marrjen e suplementeve

Koha më e mirë për marrjen e Kreatinës

Kurdo që të jetë më komode për ju kjo mjafton. Nuk është se ka shumë studime që tregojnë se konsumimi i saj në një kohë të caktuar ka benefite më të mëdha. Një opsion i mirë mundë të ishte me një miks karbohidratesh (në formë të lëngshme) dhe protein, rreth 30min para stërvitjes dhe të njëjtën përzierje pas stërvitjes.

Kjo teknikë ndikon në krijimin e një gjëndjeje anabolike për muskujt tuaj dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së masës muskulare si pasojë e stërvitjes. Ju do të jeni të mirë paisur me amino acide anabolike në çastin kur trupi juaj është më i ndjeshëm ndaj tyre, do jeni të tejmbushur me karbohidrate si gjatë ashtu edhe pas stërvitjes dhe do të jeni gjithmon plotë me keratin. Nëse teknika para-mbrapa ju duket shumë e komplikuar, thjeshtë merrni 5gr mbas stërvitjes kjo do të jëtë mëse e mjaftueshme për rritjen e forcës dhe masës muskulare, metoda e tretë do të ishte marrja e 5gr kurdo që ju të dëshironit. Kur të filloni kreatinën për hetë të parë, mundë të ngarkoheni me 20-25gr në ditë për 5 ditët e para. Kjo është efektive por jo e domozdoshme. 3-5gr në ditë janë mëse të mjaftueshme edhe pa fazën e ngarkimit.


Koha më e mirë për marrjen e Glutaminës

Protokolli standart për Glutaminën është që të merren 2-3 doza nga 5gr në ditë, njëra prej tyre të jetë para gjumit. Gjatë gjumit është koha kur çlirohet Hormoni i Rritjes dhe jo rastësisht është koha kur gjithë ajo punë e mundimshme dhe e lodhëshme përkthehet në rrezultate fizike. Glutamina ndihmon në luftimin e simptomave të mbingarkesës, e gërshetuar me një pushim të mirë ulë kohën e rikuperimit. Përveç kësaj që përmendëm 5gr në mëngjes dhe 5gr gjatë stërvitjes do ishin një rrekomandim i mirë.


Koha më e mirë për marrjen e Proteinës

Ka një shumëllojshmëri të Proteinave që ju mundë të merrni, por më të njohurat janë Whey dhe Caseina  (nga qumështi) ato kanë sintezën proteinike më të mirë dhe tretjen më të lehtë. Protein  Whey absorbohet shpejt dhe ndikon në rikuperimin dhe rritjen e masës muskulare, duke marrë më pak se një orë pas pirjes për tu metabolizuar plotësisht. Kjo është një protein me “veprim të shpejt”. Casein nga ana tjetër, përthithet avash duke ju dashur rreth 3-4 orë për të njëjtin efekt, pra është një protein me “veprim të avasht”

Të dyja këto forma të proteinës duket se ofrojnë benefitet më të mëdhaja në rindërtimin dhe rritjen e masës muskulare. Marrja e sasive të duhura proteinike është më e rëndësishme se koha se kur duhen marrë, por sapo të jeni siguruar që po merrni mjaftueshëm protein, patjetër që ka një orar të caktuar të ditës për pordorimin e  një lloj të caktuar proteine.

1- Pas Stërvitjes, Mbasi stërvitemi, të dyja si sinteza proteinike dhe shpërbërja e proteinës janë të larta. Nëse nuk marrim një protein shake, vëtën shpërbërja e proteins do të rri e lartë dhe kjo është pikërisht ajo që nuk e duam. Plus një protein shake e marrë në mënyr kostante mbas stërvitjes është provuar se ndikon në rritjen e forcës dhe masës muskulare.

2-Para Stërvitjes. Një protein shake para stërvitjes është provuar të jetë po aq efektive sa ajo mbrapa saj. Një protein whey me veprim të shpejt do veproj në riparimi e muskujve tuaj edhe gjatë stërvitjes kur ju jeni duke I shkatërruar ato. Kjo nuk është për gjithkënd dhe për cdo séance stërvitore, nëse do beni kardio me intervale dhe intensitet të lartë, stomaku juaj mund të ketë shqetësime.

3-Para Gjumit. Marrja e nje protein shake para gjumit është vërtetuar se ka lidhje me rritjen e humbjes së dhjamit, si dhe rritjes së masës muskulare dhe forcës. Casein do të ishte zgjedhja ideale për tu marrë para gjumit, sepse ka një veprim të avashtë dhe e ushqen muskulin për një kohe më  të gjatë se whey,duke punuar për ndërtimin e muskujve gjatë kohës që ju flini.

4-Esëll Në Mëngjes.Kërkimet shkencore tregojnë se jemi më sensitiv ndaj efekteve të Amino Acideve të Proteinës deri 24 orë mbas stërvitjes. Një Protein me veprim të shpejtë si Whey e marrë menjëherë sa zhgjohemi është një mënyrë shumë e mirë për ti ushqyer ato muskuj përsëri. Nëse shakeri do të zëvëndësoj mëngjesin do ishte më mirë të përdornim Casein për tu ndjerë më të ngopur dhe për të mos pasur problem me urin gjatë ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kategoritë