3 arsyet kryesore përse ju duhet të përdorni BCAA- në

Në qoftë se ju keni marrë angazhimin të filloni një program stërvitor me pesha, hapi tjetër që duhet të merrni është planifikimi i djetës dhe suplementimit të duhur që të merrni maksimumin e mundshëm të rezultateve nga seancat stërvitore. Nëse dështoni në këtë pjesë të ekuacionit keni bërë një gabim thelbësor. Jo vetëm që nuk do të jeni aq efektiv në ndryshimin e kopmozimit të trupit tuaj , por ka shumë mundësi që nuk do të keni energjit e duhura gjatë stërvitjeve tuaja.

Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet kryesore pse investimi në BCAA është një lëvizje e zgjuar.

BCAA & Sistemi Imunitar:

Gjëja e parë që do të përjetoni nëse vendosni të shtoni në djeten tuaj suplementin e BCAA-së është suporti që i jep sistemit imunitar. Sa herë të shkoni në palestër dhe të ngrini pesha, trupi merr një ngarkesë të madhe stresi, nëse trupi nuk është në gjëndje që ta toleroj plotësisht këtë nivel të lartë stresi, do të shikoni probleme në lidhje me rigjenerimin e muskujve dhe ndoshta një rritje të gjasave për tu sëmurë. Sepse Amino Acidet Esenciale nuk mund të prodhohen nga vetë trupi ato duhet të merren nëpërmjet ushqimit e nëse trupi nuk i merr ato, nuk do të ketë të gjitha ato elemente që i duhen për nje Sistem Imunitar të shëndetshëm.

Mbrojtja nga mangësitë në Amino Acide:

Benefiti i dytë që do të përjetoni nga konsumimi i BCAA-së është se do të jeni të sigurtë që nuk do të keni defiçite në nivelin e përgjithshëm të Amino Acideve. Shumë prej atyre që janë në dieta shumë strikte si ato që po përgatiten për një Konkurs ose ato që kanë një dietë vegjetarjane mund të rrezikojnë që të mos i marin të gjitha Amino Acidet e nevojshme, ky supplement i ndihmon që të plotësojnë nevojat e tyre ditore. Duhet të keni kujdes edhe në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumoni, limitimi i  ushqimeve me nivel të lartë proteinik vetem tek mishi, veza dhe bylmeti, nëse nuk i kushtoni rëndësi këtij aspekti në djetën tuaj do të keni pasoja, pra duhet të keni kujdes mos ta bëni këtë gabim .

Si atletë ju me siguri që duhet të jeni të shqetësuar edhe për sintezen proteinike që ndodh në trupin tuaj. Sepse masa e re muskulare nuk mund të ndërtohet vetëm se nëpërmjet këtij proçesi, ku indet e vjetra rigjenerohen dhe krijohen inde të reja. Sa më shpejtë të ndodhi ky proçes aq më shpejtë do të duken dhe rezultatet. Per te qënë të sigurtë që ky proces të filloj duhet të sigurojmë lëndët e duhura ushqyese: duhen të dyja, blloqet ndërtuese për të ndërtuar indet dhe energjia e duhur për të bërë punën. Glukoza nga karbohidratet do të siguroj nevojat e mëvonshme, ndërsa Amino Acidet qe merni do të ndihmojn në formim. BCAA e përshpejton këtë process edhe me shumë kur konbinohet me rritjen  e insulines e cila vjen nga konsumimi i molekulave të glukozës

Parandalon humbjen e masës muskulare:

Sa herë që trupi është nën presionin e stresit, ose kur duhet të bëni një pasuz nga stërvitja fizike, do të rezikoni te humbisni masën muskulare. Kjo është vecanërisht e rëndësishme për ato të cilët I jane nënshtruar një procedure kirurgjikale, janë bërë studime për të dhënë një zgjidhje se çfare mund të bëhet për të parandaluar efektet katabolike. Një studim sygjeron që kur pacintët marrin një trajtim qe përfshin 3 amino acidet kryesore në krahasim me ato pacien që marrin vetëm  dekstrozë , ato nuk shkuan në një balancë negative të nitrogjenit gjatë perjudhës së rikuperimit, gjë që është tregus i humbjes së masës muskulare. Nga ky studim mund të parashikojmë që nëse jeni në pauzë për shkak të ndonjë dëmtimi serjoz të cdo lloj, ky është momenti më I reëndësishëm që të suplemntoni veten tuaj me BCAA sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse është trajtimi më I shpejte që nihmon në rekuperimin e trupit dhe gjithashtu mban në nivele të duhura nivelin e Nitrogjenit.

Shumë individe bëjn një punë të mire sa I përket sasise se proteinave dhe karbohidrateve që marin gjatë fazës së para stërvitjes dhe pas stërvitjes . Zakonisht do të kërkojnë edhe suplementete te tjara që do ti çojn një hape përpara, sic eshte kreatina apo glutamina por do të neglizhojnë benefitet e  një product si BCAA. Mos u bë ky person që të bëhet kjo pengesë ne objektivat e tu, edhe pse mund te duket si nje supplement I thjeshtë, do te bëjë me të vërtet diferencen ne stervitjen tuaj, vecanërisht nëse jeni në mungese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kategoritë