A i keni menduar ndonjëherë përfitimet e mrekullueshme të L-Glutamines?
Fillimisht është përdorur në formën e pluhurit nga sportistët e fitnesit për të ruajtur masën muskulare, pasi L-glutamina është nje amino-acid që merr pjesë në ndërtimin e proteinave. L-glutamina është amino acidi më i bollshëm në qarkullimin e gjakut dhe përbën 30-35 të aminoacidit nitrogjen në gjak. Ai gjithashtu quhet edhe një aminocid esencial i kushtëzuar pasi trupi jonë e përdor në sasi shumë të mëdha. Përdorimi më i zakonshëm i glutaminës ishte për të arritur këto qëllime: për të humbur peshë shpejtë, djegur yndyrnat dhe ndërtimin e muskujve. Por kohët e fundit shkenca ka treguar se L-glutamina ka një rol të rëndësishëm në përmisimin e përgjithshëm të shëndetit.
- L-Glutamina në një shikim të shpejtë:
Është një amino acid që i nevojitet trupit tuaj në sasi të mëdha. Ndihmon në shëndetin e trurit dhe traktin digjestiv, rritjen muskulare, performancës sportive etj; Lufton kancerin dhe diabetin; Gjëndet në proteinat me bazë shtazore dhe bimore; Gjëndet në formën e supplementeve ushqimore
- 10 Përfitimet e Vërtetuara të L-Glutaminës:
Kërkimet më të fundit kanë treguar se L-glutamina ndikon në mirëqënien e organizmit në këto forma:
- Përmirson shëndetin e traktit tretës pasi është një ushqyes vital për zorrët dhe riparimin e tyre
- Ndihmon në shërimin e ulceras dhe pikimin e zorrës pasi shërben si një lidhës për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm
- Është një neurotransmetues esencial për trurin dhe ndihmon në memorjen, fokusimin dhe përqëndrimin
- Përmison Sindromin e Zorrës së irrituar dhe diarhean duke balancuar prodhimin e muskulit , që çon në lëvizshmërinë normale të zorrëvë
- Promovon rritjen e masës muskulare duke ulur humbjen e saj
- Përmison perfromancën sportive dhe rigjenerimin e muskujve nga ushtrimet e zgjatura
- Përmison metabolizmin dhe detoksifikimin qelizor
- Zëvëndëson ndjenjën e mungesës së sheqerit dhe alkoolit
- Lufton tumoret
- Përmison diabetin dhe sheqerin në gjak
- L-Glutamina përmison energjinë dhe sportivitetin:
Një nga rolet kryesore te glutaminës është detoksifikimi i trupit duke e pastruar nga nivelet e larta të amoniakut. Ajo e lidh amoniakun duke formuar aminoacide të tjera, amino sheqerna dhe ure. Duke u ushtruar, për 1 orë ushtrime kemi një humbje prej 40 % të niveleve të glutaminës në organizëm , gjë që mund të çojë në rënien e sistemit imunitar dhe të rezistencës duke patur një ndikim negativ deri në “sindromën e mbitrajnimit”. L-glutamina ndihmon në performancën e sportistëve në garat e gjata duke rritur përgjigjen e sistemit imunitar (qelizat T –ndihmëse) dhe duke çuar në reduktimin e “ stresit” që lidhet me “sindromën e mbitrajnimit”.
- L-Glutamina ndihmon në bodybuilding:
Ndërsa qëllimi juaj është të rrisni performnacën sportive, rrisni metabolizmin, përmirsoni rigjenerimin ose rritjen muskulare, shumë studime kane treguar se L – glutamina është një suplement për mos tu humbur. Gjatë ushtrimeve intense trupi juaj harxhon shumë më shumë glutaminë se sa siguron përmes ushqimeve, kështu që pas një stërvitjeje intensive nivelet qelizore të glutaminës bien në 50% dhe ato plazmatike në 30%. Kështu që trupi juaj mund të përdorë masën muskulare për energji, duke çuar në rënien e e saj ,dhe jo karbohidratet, por kjo gjë mund të parandalohet nëse përdoret glutamina.
Gjithashtu glutamina ndihmon në rikuperimin e shpejtë të muskujve pas një stërvitjeje me pesha pasi përmison hidratimin muskular. Pas një stërvitjeje intensive duhen rreth 5 ditë për të zëvendësuar glutaminën e harxhuar, kështu që është e rëndësishme që ajo të merret rregullisht gjatë programeve intensive stërvitore.
- L-Glutamina Rrit Metabolizmin dhe Djegien e Yndyrnave:
Disa studime kanë treguar se L-glutamina ndikon në sekretimin e hormonit të rritjes(HGH). Kjo ndihmon në metabolizmin e yndyrnave dhe rritjen muskulare. Nivelet e HGH rriten rreth 400 % pas përdorimit te supplementeve me glutaminë , gjë që con në rritjen e niveleve metabolike në fazën e qetësisë (pas stervitore), duke permisuar dukshem djegien e yndyrnave, humbjen në peshë dhe ndërtimin e një mase të pastër muskulare. Ajo gjithashtu ndihmon ne djegien e yndyrnave dhe ndërtimin e muskujve duke ulur nivelet e insulinës dhe stabilizuar sheqerin në gjak.
- Ushqime të pasura me L-Glutaminë:
L-Glutamina sintetizohet në organizëm nga acidi glutamik. Nëse trupi juaj nuk sintetizon glutaminë mjaftueshëm ju duhet ta merrni drejt-përdrejtë nga dieta ushqimore.
Ajo mund të gjëndet në proteinat me bazë shtazore si mishi dhe në bylmetra, si dhe në proteinat me bazë bimore në ushqime si fasulet, spinaqi,majdanozi, lakra kuqe. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se proteinat shtazore nuk janë lehtësisht të tretëshme si ato me bazë bimore.
- Nga këto ushqime mund të përmendim:
- Lëngu i Kockave
- Mish Viçi i Ushqyer me Bar
- Spirulina
- Lakër Kineze
- Djathë Dhie
- Asparag
- Brokoli
- Peshk i Egër ( merluc, ton, salmon)
- Mish Derri
- Mish Gjel Deti
- Suplementet me L-Glutaminë dhe Dozat:
Është e rëndësishmë të kuptohet që shumica e njerëzve nuk marrin glutaminë mjaftueshëm vetëm nga ushqimet, kështu që përdorimi i suplementeve me glutaminë është një mënyrë e shkëlqyer për rritjen sistemit imunitar dhe aftësinë për të luftuar infkesionet dhe sëmundjet. Mrekullisht rreth 60 % e muskujve skeletal përbëhen nga glutamina ,kështu që përdorimi i këtij amino acidi ndihmon në sintezën e proteinave.
- Format e L-Glutamines:
Ekzistojnë dy forma të L-Glutaminës. L-Glutaminë që quhet ndyshe dhe forma e lirë e glutaminës e cila duhet te merret me ushqim për të pasur një përthithje ideale nga trupi. Forma tjetër quhet Trans-Alanyl ose Alanyl-L-Glutaminë, që është e lidhur me një amino acid tjetër, gjë që e bën më të përthithshme dhe të tretshme për organizmin. Kështu që ju mund ta konsumoni atë me stomak bosh. Të dyja format e glutaminës kanë një rezultat më të mirë nëse merren menjëherë para ose pas stërvitjes për të ndihmuar metabolizmin, rënien në peshë si dhe rritjen muskulare, rikuperimin etj.
- Sasia që Duhet Marrë:
Zakonisht dozimi më i mirë është 2-5 gr dy herë në ditë, deri në një maksimum prej 10 gr në ditë për sportistët. Nëse e konsumoni për një kohë të gjatë është e këshillueshme të shoqërohet me vitamine B12, e cila kontrollon grumbullimin e glutaminës në trup.
- Përfundime:
Nëse jeni duke u përpjekur për të rritur performancën në stërvitje, ndërtoni masë muskulare ose për të përmisuar një gjëndje shëndetësore si diabeti ose metabolizmin e trupit, L- glutamina duhet të jetë patjetër në dietën tuaj.